Sonte në Komunën e Suharekës janë regjistruar dy raste të reja me coronavirus.
Kryetari Bali Muharremaj thotë se rastet e reja janë zyrtarë policorë që punojnë në stacionin e policisë në Prizren.
“Janë raste kontakti pres stacionit të policisë “Alpha” në Prizren”, deklaroi Muharremaj në RTV Dukagjini.
Muharremaj thotë Suhareka prej 20 ditësh nuk kishte regjistruar raste të reja me COVID-19 por sipas tij rastet e reja erdhën nga policia.
“Rastet nuk janë brenda komunës sonë. Janë punëtorë që punojnë në Prizren”, tha ai.
I pari i Suharekës thotë se nga nesër do të gjurmohen kontaktet e këtyre dy personave.
Ai thotë se nesër do të ketë një tjetër test me zyrtarët policorë nga stacioni i Prizrenit ku punojnë policë nga Suhareka.
“Shpresojmë se nuk do të ketë raste të reja”.
Muharremaj tregon se numri i përgjithshëm i rasteve në Suharekë ka shkuar në 38 ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet.
Ndryshe Muharremaj pas konfirmimit të dy rasteve të reja në Komunën e Suharekës, përmes një shkrimi në facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat nga institucionet shëndetësore.
“Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e masave nga institucionet shëndetësore, që ta ndalojmë përhapjen e mëtejme të virusit”, ka shkruar Muharremaj në facebook.
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës