Google ADS

MSh thirrje për vaksinim: Rreziqet nga Omicron mund të fillojnë të shfaqen brenda ditësh

15:57 | 19 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se në Kosovë mund të shfaqen rreziqet nga varianti i ri Omicron brenda pak ditësh.

Për këtë kjo ministri ka bërë thirrje që masa anti-Covid të respektohen në mënyrë rigoroze.

“Javëve të fundit në shumë vende është shfaqur varianti i ri, Omicron, i virusit Corona, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si “variant shqetësues” dhe ka paralajmëruar mundësinë e “pasojave të rënda” nga valët e shkaktuara prej këtij varianti. Për shkak se këto rreziqe mund të fillojnë të shfaqen brenda ditësh, zbatimi më efikas i masave është jo vetëm i domosdoshëm, por dhe çështje urgjente. Ndërkohë që secili nga ne të zbatoj masat, le të inkurajojmë njëri tjetrin për t’u vaksinuar me të dy dozat, e kur të iu vie radha edhe dozën përforcuese/të tretë. Tashmë është shumë lehtë: pa termin, kudo dhe pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, thuhet në komunikatën e MSh-së.

Kjo ministri poashtu ka bërë thirrje për vaksinim, që sipas tyre mund të bëhet ku do dhe pa terminë.

“Ndërkohë që secili nga ne të zbatoj masat, le të inkurajojmë njëri tjetrin për t’u vaksinuar me të dy dozat, e kur të iu vie radha edhe dozën përforcuese/të tretë. Tashmë është shumë lehtë: pa termin, kudo dhe pavarësisht vendbanimit e shtetësisë. Ministria e Shëndetësisë nuk njeh detyrë më të rëndësishme sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion”, thekson komunikata.
MSh ka theksuar se për hirë të ruajtjes së shëndetit janë marrë edhe masa kufizuese brenda vendit, edhe në pikat kufitare, duke marrë parasysh rreziqet e lartpërmendura.

Ministria thekëson se janë duke shqyrtuar në vazhdimësi situatën dhe rekomandimet e ekspertëve.

“Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë angazhohet që në momentin e parë që rreziqet e lartpërmendura zbuten, apo dalin të jenë më pak serioze sesa po duken fillimisht, Qeverisë së Republikës së Kosovës do të i propozohen masat e reja lehtësuese, gjithmonë pa e rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

IKSHPK: Omicron mund të përhapet edhe në Kosovë, vaksinohuni dhe respektoni masat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme