Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët në spitalet e vendit janë regjistruar 847 pacientë, të cilët mjekohen nga sëmundja COVID-19.
Sipas raporteve të spitaleve, në Manastir mjekohen 81 pacientë, në Shtip 67, në Tetovë 43, në Veles 60, në Kumanovë 110, në Ohër 100, Prilep 128, Gostivar 73, Strugë 38, Strumicë 63, Koçan 17, Kërçovë 20, Kavadar 42 dhe Gevgjeli 15 pacientë.
Nga MSH thonë se numri i pacientëve pozitiv ose të dyshimtë për coronavirus, që mjekohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe të gjithë vendin është 1.318 dhe ka rreth 130 vende të lira në qendrat për covid.
“Gjatë ditës bëhen regjistrime të pacientëve të shëruar me çka lirohen shtretër. Ndërsa të gjitha departamentet kanë vende dhe mbështetje për oksigjen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, do të shtohen kapacitete shtesë për pacientët”, thonë nga MSH./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...