MSH Maqedoni: Janë siguruar 802 njësi të plazmës së gjakut, trajtohen 661 pacientë me COVID-19

10:59 | 18 Janar 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë siguruar 802 njësi të plazmës së gjakut, për të trajtuar pacientët e infektuar me COVID-19.

Nga MSH thonë se deri tani me këtë metodë janë trajtuar 661 pacientë, ndërsa ftojnë qytetarët të tregohen humanë dhe të dhurojnë gjak.

“T’u ndihmojmë personave që luftojnë me coronavirusin, të dhurojmë plazmë gjaku. Nëpërmjet plazmës rikuperuese, antitrupat e personave të shëruar përdoren për shërimin e sëmundjes COVID-19 tek personat tjerë”.

“Personat dhurues të plazmës rikuperuese, duhet të kenë dokument laboratorik se kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe minimum 21 ditë të jenë pa simptoma, ndërsa ju bëhet edhe një test për të konfirmuar se nuk kanë virus”, thonë nga MSH.

Ata rikujtojnë se Instituti për Mjekësi të Transfuzionit është i hapur në çdo kohë për të gjithë pacientët e shëruar që i plotësojnë kushtet për të dhuruar plazmë gjaku./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme