MSH-ja merr donacion që do të rrisë kapacitetin e Laboratorit molekular të IKSHPK-së dhe shtimin e numrit të testimeve

15:42 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF vazhdon përkrahjen e zbatimit të Programit kombëtar për luftimin e pandemisë COVID -19 në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të pandemisë së COVID -19, në Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot CDF ka dorëzuar:

Aparaturën për testimin për COVID 19 të njohur si RT PCR,

Sistemin robotik për përgatitjen e e testimeve me RT PCR dhe

Material shpenzues për këto testime.

Ky donacion, do të rrisë kapacitetin e Laboratorit molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me COVID 19.

Për më shumë aparatura e dhuruar do të shërbej edhe për testimin dhe zbulimin e hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse.

Vazhdimi i mbështetjes së sistemit shëndetësor u bë përmes Programeve për HIV dhe Tuberkuloz të përkrahura nga Fondi Global dhe të zbatuara nga CDF në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme