Një grua e moshuar në Turqi ka mposhtur COVID-19 për dy javë falë përpjekjeve të mjekëve.
Emine Tekin, 103-vjeçare, kaloi tetë ditët e para në shtëpi në fshatin Omurlu të provincës Mardin pasi doli pozitive ndaj koronavirusit të ri.
Ajo më vonë u shtrua në spital derisa gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo doli nga spitali pas një trajtimi gjashtëditor.
Një nënë e katër fëmijëve, Tekin theksoi se tetë ditët e para që kaloi në shtëpi ishin shumë të vështira.
“Sëmundja ime ishte shumë e rëndë. Mjekët dhe infermierët këtu më ndihmuan shumë”, theksoi ajo.
“Nëntëdhjetë e pesë vjet më parë, një sëmundje epidemike si kjo u përhap. Ajo preku veçanërisht fëmijët. Në të kaluarën, kishte varfëri, nuk kishte asnjë mjek. Shumica e fëmijëve vdiqën”, kujton Tekin.
Duke theksuar se ajo i mbijetoi epidemisë, tani tha se ajo ka mposhtur po ashtu edhe COVID-19.
Erdal Dayan, specialist i neurologjisë në spitalin shtetëror të Mardinit, tha se Tekin doli pozitive pas ankesave për ethe, kollë, dobësi dhe humbje të oreksit. Ajo u dërgua në spital pasi gjendja e saj u përkeqësua.
“Ajo po na buzëqesh tani, duke u lutur për ne. Ky është gëzimi ynë më i madh. Jo të gjithë mund të jenë me fat si ajo”, deklaroi Dayan duke shtuar se edhe pacientët e rinj mund të mos jenë në gjendje ta mposhtin sëmundjen.
“Askush nuk duhet të thotë: Asgjë nuk do të më ndodhë. Ne shohim se çfarë mund të ndodhë si profesionistë të kujdesit shëndetësor”, theksoi ai.
Turqia raportoi 5 918 pacientë simptomatikë me COVID-19, duke e çuar numrin në 564 435.
Rreth 5 232 pacientë gjithashtu janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 452 593, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 15 751.
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë