Mjeku Arben Gjata, foli sot mbi arsyet se pse javët e fundit është rritur shumë numri i rasteve ditore me koronavirus në Shqipëri.
“Duke pasur rezultate shumë të mira gjatë karantinimit, njerëzit menduan se Covid-19 iku dhe hapja u shoqërua me pakujdesi totale të publikut për të respektuar masat”, tha Gjata në A2.
Kur u pyet se sa rrezikshmëri paraqet transporti urban në përhapjen e koronavirusit, Gjata theksoi se klubet e natës janë ambientet ku ka më shumë rrezik përhapjeje:
“Në Tiranë ka djem e vajza të reja që qëndrojnë nëpër klube nate pa maska, që kërcejnë e këndojnë. Kjo histori është edhe në jug, me festa nëpër klube. Transporti urban e përhap shumë më pak virusin sesa këta të rinj e të reja që nuk mendojnë as për veten e vet, as për prindërit dhe as për shoqërinë”.
Sipas mjekut, vendi është i përgatitur për një përkeqësim të mëtejshëm të situatës, por problemi nuk është te kapacitetet e sistemit shëndetësor: “Janë bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të përgatitjes, por duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk është problemi i kapaciteteve spitalore, nuk do të ketë kolaps sistemi shëndetësor. Tragjedia është humbja e përditshme e jetës së njerëzve”.
“Nuk mund të rrimë të mbyllur për vite derisa të largohet virusi. Duhet të mësohemi me normalitetin e ri dhe të respektojmë masat. Duke qenë se nuk e kaluam periudhën e tmerrshme të Italisë, ndërgjegjësimi i popullatës është shumë më i ulët. Nëse nuk mbajmë maskat, në vjeshtë dhe dimër mund të ndodhemi para situatave të papëlqyeshme”, tha Gjata.
Në fund, mjeku rekomandoi që të bëhet vaksina e gripit përpara vjeshtës: “Në Shqipëri duhet të vaksinohet popullsia për gripin e stinës që të mos kemi grip stine mbi koronavirusin”.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...