Mjeku shqiptar në Zvicër, Mentor Bilali, ka thënë se në bazë të statistikave del se mërgimtarët e kthyer pas pushimeve nga Kosova kanë qenë një nga faktorët e shpërndarjes së virusit në këtë shtet.
“Ne mund të flasim si të duam, por realiteti flet ndryshe. Duke pasë parasysh statistikën aktuale që e kemi është se mbi 40 % të rasteve në Zvicër janë ata që janë kthyer prej pushimeve dhe 80 % prej tyre janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut”.
Bilali, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se ka shumë shqiptarë të pavaksinuar që janë të hospitalizuar në Zvicër.
Por, cilat janë arsyet pse shqiptarët në Zvicër po hezitojnë që të vaksinohen?
“Arsyet janë shumë të paargumentuara. Kanë një frikë nga vaksina, sepse janë fatkeqësisht të keqifnormuar nëpër rrjete sociale dhe lajme të paevidentuara”.
“Është interesant një fakt se rastet që kanë familjarë të hospitalizuar kanë ndryshuar mendim, sepse janë konfrontuar me realitetin. Ata janë tash plotësisht të bindur të vaksinohen, sepse e kanë parë seriozitetin e infeksionit COVID-19”.
Bilali ka thënë se përpos shqiptarëve ka edhe shumë zviceranë që hezitojnë të imunizohen, derisa deklaroi se thirrja për vaksinim të shqiptarëve në ballinën e një prej mediave zvicerane nuk ishte fyese.
“Qëllimi ka qenë shumë i sinqertë që të vaksinohemi në mënyrë që ta mbrojmë vetveten, shoqërinë dhe popullatën tonë. Ka qenë një mesazh i qartë dhe me qëllim të mirë”.
Mjeku shqiptar në Zvicër i ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të tij në këtë shtet si dhe gjithë të tjerëve që të vaksinohen.
“Gjendja është alarmante duke pasë parasysh që kemi një pandemi e cila është gjithëpërfshirëse dhe duke pasë parasysh shkencën aktuale del se vaksina është e vetmja mënyrë për ta tejkaluar këtë situatë.
Vaksinat që i kemi tani janë efikase dhe të suksesshme dhe mbrojnë pacientin për 95 % nga infeksioni dhe gati 100 % mbron nga mundësia e hospitalizimit deri te mjekimi intensiv”.
“Efektet anësore janë aq të vogla sa nuk ia vlen as të diskutohen dhe unë në këtë mënyrë iu apeloj të gjithë atyre që kanë akoma spekticizëm ndaj vaksinave që t’i tejkalojnë ato dhe të vaksinohen. Nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ministritë e shëndetësisë në vendet ku mjekësia është në nivel shumë të lartë si Zvicër, Gjermani, Britani dhe Amerikë apelon për t’u vaksinuar mendoj se nuk ka asnjë arsye për të mos u vaksinuar. Apeloj te të gjithë shqiptarët që ta mbrojnë vetveten, familjen dhe shoqërinë përmes vaksinës. Vaksina nuk e ka efektin që ta mbrojmë vetëm vetveten, por tregon edhe përgjegjësinë që e kemi ndaj të tjerëve”.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?