Google ADS

Mjeku shqiptar në SHBA kundërshton vaksinimin e fëmijëve

22:28 | 13 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Mjeku shqiptar në SHBA, Sulejman Çela kundërshton vaksinimin e fëmijëve.

Ndërsa shumë qytetarë e shohim me dyshim vaksinimin kundër Covid, në një lidhje direkte në emisionin e “Quo Vadis”, Çela del gjithashtu kundër vaksinimit me detyrim.

“Çdo gjë që bëhet me detyrim shihet me skepticizëm. E kemi të qartë se vaksinimi po ul vdekshmërinë, ul sipmtomat e Covid, ka përparësi duke marrë parasysh edhe gjendjen shëndetësore të personave. Në rastin e personavë të vaksinuar, shohim shumë më pak të intubuar. Unë u rekomandoj njerëzve që kanë frikë efektet, që të vaksinohen, por kjo nuk do të thotë që t’i detyrojmë. Fëmijët nuk i shoh të udhës që të vaksinohen, vdekshmëria tek ta është shumë e ulët. Ka studime që tregojnë se për gratë shtatzëna nuk është e rrezikshme të marrin vaksinat.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme