Mjeku Arjan Harxhi thotë se pavarësisht se sëmundja e HIV/AIDS ekziston prej shumë vitesh, pacientët ende paragjykohen dhe diskriminohen nga shoqëria, sidomos ata me prirje të ndryshme seksuale.
Në intervistë për Ilva Now, mjeku Harxhi tregoi se Hiv dhe SarCov2 apo siç e njohim ne me sëmundjen Covid-19 janë të ngjashme në disa pikëpamje: Për shkak se kanë krijuar një emergjencë mjekësore globale në formë epidemie. Dhe se të dyja kanë lindur për shkak të një pakujdesie në sjelljen njerëzore. Shifrat e atyre me HIV janë në ulje, megjithatë, mjeku Harxhi thotë se kjo epidemi ende nuk është frenuar në vendin tonë:
“HIV dhe COVID hyjnë në grupin e sëmundjeve infektive emergjente që kanë shpërthyer së fundmi dhe kanë dhënë të dyja pandemi dhe përhapja e tyre vjen si pasojë e një sjelljeje njerëzore të pakujdesshme. Por ajo që do të thoja në lidhje me HIV është se është sfumuar pak atmosfera për shkak të pandemisë së COVID, por vazhdon epidemia e infeksionit HIV të jetë e pranishme në Shqipëri.
Sa raste të reja me HIV ka në Shqipëria?
Mjeku Harxhi thotë se janë 81 raste, por kemi rënie të lehtë nga 2-3 vite më përpara: ‘Kjo nuk do të thotë se epidemia është frenuar, por shumica e këtyre rasteve janë në stad sëmundjeje për shkak se numri i testimeve në Shqipëri është i ulët’, shton mjeku.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...