Mjekët zbulojnë një simptomë të re që shkakton Covid 19, më e përhapur te të rinjtë

12:04 | 18 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Duke qenë se më shumë të rinj po infektohen me COVID-19, mjekët kanë vënë re simptoma të ngjashme, të cilat nuk janë fort të përhapura te njerëzit e tjerë

Temperatura dhe ethet kanë qenë simptomat më të zakonshme, ndërsa tani vihet se të rinjtë nën moshën 35 vjeç kanë më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma si dhimbje barku dhe koke.

“Spektri i simptomave vazhdon të zgjerohet dhe kështu të rinjtë shpesh shfaqen pa ethe dhe me dhimbje barku,” tha Dr. William Schaffner (via BGR), një mjek që gjithashtu punon si profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin Vanderbilt.

Simptomat e tjera të Covid-19 të cilat po vihen re nga mjekët janë: dhimbje migrene, të vjella dhe diarre.

Sa për individët mbi moshën 35 vjeç, simptomat më të zakonshme mbeten temperaturë, kollë, ethe, gulçim, lodhje dhe konfuzion.

Humbja e nuhatjes dhe e shijimit është gjithashtu një tjetër simptomë e përhapur./BW/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme