Mjekët shqiptarë në Europë: Maskat të detyrueshme

00:31 | 28 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Rritja e shifrave me Covid-19, ka bërë që Federata e Mjekeve Shqiptarë në Europë, ti bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e nënvlerësojnë rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit.

Ata theksojnë se qytetarët shqiptarë duhet t’u kthehen rekomandimeve të OBSH-së, Insituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale.

Federata thekson se duhet të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacienteve pozitivë me Covid-19 në mënyrë që të izolohen e të shmanget përhapja e mëtejshme, duke përdorur strategji të hartuar mirë dhe duke përfshirë të gjithë aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve./kohajone/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme