Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, i ka dërguar edhe një letër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtit, me anë të së cilës i kërkon që në kompensimin shtesë stimulimit për punëtorët shëndetësor, të futen edhe punëtorët e tjerë, si pastruesit dhe sigurimi.
Ata e kanë paralajmëruar kryeministrin se nëse nuk veprom sipas meritave të punëtorëve shëndetësorë do të përballet me përgjegjësi morale e juridike.
Kjo është letra e plotë e FSShK-së:
I nderuari Kryeministër në detyrë,
Duke ju rikujtuar reagimet tona me kohë nga data 12 Mars 2020 deri më sot janë adresuar Komunikata, Reagime dhe Kërkesa si në vijim( 12 Mars 2020, 13 Mars 2020, 16 Mars 2020, 23 Mars 2020, 27 Mars 2020, 29 , 30 dhe 31 Mars 2020, 01,02 dhe 3 Prill 2020, 16 Prill 2020).
I nderuari Z. Kryeministër në detyrë, po ju bëj edhe njëherë me dije se bazuar në informatat nga terreni e që kanë të bëjnë me ndarjen e kompenzimit shtesë(stimulimit) për punëtorët shëndetësor, po më duhet të jua rikutoj se sistemi shëndetësor është zingjiror dhe çdo shkëputje e hallkës së këtij zingjiri dërgon në dështim të sistemit shëndetësor.
Pra, nëse stimulimet nuk do të bëhen ashtu siç e meritojnë punëtorët shëndetësor dhe stafi i tij mbështetës ju do të mbani përgjegjësi morale dhe juridike.
I nderuari Z, Kryeministër në detyrë, po jua rikujtoj se në një institucion më të vogël shëndetësor i cili funksionon në këtë kohë Pandemie bëjnë pjesë: Punëtori i sigurimit, pastruesi/ja, bartësit, vozitësit, shërbimet teknike, IT-të dhe duke përfunduar tek infermierët dhe mjekët.
Çdo diskriminim i këtyre punëtorëve do të konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut si dhe shkelje e të drejtave të punëtorëve, gjë për të cilën FSSHK do të ndërmerr të gjitha hapat juridike.
Po ju themi hapa juridik ngase hapat sindikaliste në këtë moment nuk mund ti ndërmarrim, sepse jemi në vijën e parë të frontit.
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...