Këshilli i BE këtë pasdite e miratoi pakon e ndihmës financiare për dhjetë vende fqinje, midis të cilave edhe Maqedonia e Veriut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Pakoja e ndihmës është më shumë se 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Gjeorgjia, Jordani, Moldavia, Tunizia dhe Ukraina.
Maqedonia e Veriut duhet të marrë 160 milion euro ndihmë. Shuma më e madhe është dhënë për Ukrainën, me 1.2 miliardë euro.
Vendet do ta marrin ndihmën në formën e kredive me kushte të favorshme për t’u ballafaquar me pasojat më urgjente nga kriza e koronavirusit.
“Së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, këto fonde do të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit makro-financiar dhe krijimin e hapësirës për ta bërë të mundur që këto burime të synohen në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit”, kumtoi Këshilli i BE-së.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...