Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pasi sot është raportuar se në Kosovë kanë ardhur 60 mijë teste si donacion nga Bashkimi Evropian.
Në reagimin e MSH-së thuhet se nuk bëhet fjalë për 60 mijë teste, por një sasi prej 6 epruvetave me nga 100 microlitra të cilat pas hollimit në raport 1/1000 mund të përdoren si 60 mijë konrolla pozitive në rast të vendosjes së 5 microlitrave në një reaksion.
Ky është reagimi i MSH-së:
Sot është pranuar nga Qendra për Hulumtim të përbashkët të Komisionit Europian, material biologjik i ARN-së së sintetizuar të virusit SARS-CoV-2, shkaktarit të COVID 19, që shërben si mostër kontrollë pozitive për prani të SARS-CoV-2.
Ky material përdoret për të verifikuar saktësinë e fazave të transkriptimit dhe të amplifikimit të SARS-CoV-2 gjatë testimit me Real Time PCR.
Nuk janë pranuar 60000 teste, siç kanë raportuar gabimisht disa media, por një sasi prej 6 epruvetave me nga 100 microlitra secila të cilat pas hollimit të tyre në raport 1/1000 mund të përdoren si 60 000 kontrolla pozitive në rast të vendosjes së 5 microlitrave në një reaksion.
Materialin e njëjtë e kanë pranuar ose pritet të pranohet edhe nga shtetet tjera në rajon si Shqipëria, Bosnha dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut si dhe Turqia.
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...