Ministria e Shëndetësisë ka vendosur zgjatjen e kufizimeve aktuale deri më datë 25 mars.
Vendimi është marrë në datën 17 Mars, dhe në urdhrin ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’ në pikën nr.1 është ndryshuar togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” duke u zëvendësuar me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”.
Kujtojmë se ky vendim i Komitetit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila u shpreh se Ministria e Shëndetësisë duhet të rishikonte kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit, transmeton tch.
Vendimi
PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 633, DATË 17.11.2020 “PËR NDALIMIN E GRUMBULLIMEVE NË VENDE TË MBYLLURA APO TË HAPURA”
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë 11. 3. 2021,
URDHËROJ: Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon:
Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 25.3.2021”.
MSH: Dy pacientë në Maqedoni shpëtuan nga dializa, morën ves...
GLPS: Kosova pa progres të mjaftueshëm
30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për kultivimin e has...
Chad Mair emërohet si bashkë-mbrojtës për Rexhep Selimin
Policia shqiptoi 6 mijë e 242 gjoba për një muaj në Ferizaj
Dabiqaj pasi mori çmimin ‘Ylli i Javës’: Titulli është synim...