Ministri i Shëndetësië, z.Armend Zemaj ka pritur sot në takim Ambasadorin italian, Nicola Orlando.
Ministri Zemaj falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për shëndetësinë e Kosovës e sidomos edhe në këtë fazë delikate.
Njëherit e njoftoi për angazhimin e të gjitha kapaciteteve të Ministrisë jo vetëm në luftimin e pandemisë, por edhe në ofrimin e shërbime tjera për pacientet.
Ambasadori, Nicola Orlando, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunim me Ministrin Zemaj, në frymën e bashkëpunimt të vazhdueshëm edhe me paraardhësin.
Njëherit theksoi menaxhimin e suksesshëm të pandemisë Covid-19 nga institucionet pëkatëse, ku Italia ka dhënë kontributin e saj duke dhurar pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor, duke i ftuar të gjithë në mbajtjen e kujdesit të shtuar, në mënyrë që të menjanohet vala e dytë e infeksioneve./arbresh.info/
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos