Google ADS

Ministri Vitia i gatshëm të jap dorëheqje

17:04 | 26 Prill 2021
V. S.

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në Kuvend para deputetëve se është i gatshëm të jap dorëheqje në rast se del ndonjë gjë që ai e ka dëmtuar procesin e ardhjes së vaksinave.

Ai tha se nuk ka refuzuar asnjë nënshkrim që do të dëmtonte procesin e vaksinave, teksa tha se ky është premtim publik që po e jep.

“S’kam refuzuar asnjë nënshkrim që do të dëmtonte procesin e vaksinave. Jam i gatshëm, që nese kan dodh diçka e tillë që rrezikon një proces të tillë jap dorëheqje. Prap në aspektin e mosnënshkrimit, ju lutem edhe pak durim, nëse del dicka e tillë para jush e para qytetarëve po e jap një premtim të tillë që marrë përgjegjësi”, u shpreh Vitia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme