Google ADS

Ministri shqiptar jep lejen: Nga e hëna mund të martoheni

23:58 | 12 Maj 2020
Trina Galanxhi

Ndërsa një pjesë e shërbimeve të gjendjes civile ka qenë e mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, tha se nga java e ardhshme do të nisë hapja e disa procedurave, mes të cilave edhe shërbimet e martesave.

“Nga e hëna e ardhshme fillojnë shërbimet kryesore të gjendjes civile, mes të cilave edhe shërbimet e martesave”, tha Lleshaj.

Ministri sqaroi edhe çështjen e aplikimit për pasaportat dhe ndryshimet në këtë procedurë.

“Aplikimi për pasaportë është hapur dhe është hequr paraqitja pranë komisariatit të policisë. Deri para koronavirusit, qytetari duhej të shkonte fizikisht në komisariat për të kryer verifikimet. Tani aplikimi kryhet online tek e- albania, regjistrohesh atje, jep të dhënat, bëhet aplikimi dhe komisariati merr kohën për të bërë verifikimet, 8 ditë për aplimime të zakonshme dhe 24 orë të përshpejtuar.

Qytetari merr një e mail dhe i dërgohet një link për të lënë takimin me Aleat-in, lë takimin dhe shkon tek zyra bën aplikimin”, u shpreh Lleshaj.

Lidhur me përdorimin e pasaportave me afat të përfunduar, Lleshaj tha se ato mund të përdoren brenda vendit në disa shërbime. “Pasaportat e skaduara janë konsideruar të vlefshme për shërbime të brendshme, banka e kështu me radhë. Shërbimet kryesore në vend do të vazhdojnë t’i pranojnë”, tha Ministri./Opinion.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme