Duke vlerësuar situatën aktuale epidemiologjike në Kroaci, Ministri i Shëndetësisë Willy Beros tha se ky është fillimi i valës së katërt të pandemisë koronavirus.
Ai shtoi kjo valë e infeksioneve do të jetë më lehtë, megjithatë theksoi se duhet të “jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”, tranmseotn portal arbresh.info
“Ajo që mund të them është se vaksina është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë. Ne nuk duhet të ndihemi tepër të sigurt vetëm për shkak të vaksinave. Ne ende kemi nevojë për: maska, dezinfektim, larje të duarve, distancë,” tha ministri.
Kur u pyet për futjen e masave të reja, Beros tha se çdo seli e qarkut analizon situatën epidemiologjike dhe se strategjia është provuar të jetë efektive.
“Ne vazhdojmë të përsërisim që vaksina është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të kaluar këtë pandemic, por gjithashtu edhe respektimi i masave luan rol në parandalimin e përhapjes së virusit. Së fundmi kam lexuar që variant delta i koronavirusit është shumë më agresiv”, shtoi ai, raportojnë mediat kroate./arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist