Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, vaksinohet me AstraZeneca

11:16 | 8 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Ai është vaksinuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka marrë vaksinën AstraZeneca.

Kujtojmë se të mërkurën MSh ka marrë vendim që qytetarët të vaksinohen vetëm me dozën e vaksinës AstraZeneca.Vita pas vaksinimit ju drejtua infermieres duke i thënë e paske dorën e lehtë.

Pas vaksinimit, pritet që Vitia të mbajë një konferencë për media, me temë vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19.

Kujtojmë se, më 3 korrik Kosova ka pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga Norvegjia.

Ndërsa, deri më tani gjithsej të vaksinuar në Kosovë janë, 236.035 persona.A.Z/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme