Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, kanë vizituar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku u mbikëqyrën masat e ndërmarra nga operatori i aeroportit LIMAK, me qëllim të frenimit të përhapjes së COVID-19.
Ministri Abrashi tha se në këtë kohë pandemie, masat e ndërmarra për t’u mbrojtur nga Covid-19 janë esenciale për funksionimin e aeroportit.
“Në bazë të raporteve të inspektorëve të AAC-së gjatë zhvillimit të mbikëqyrjes së rregullt të masave të ndërmarra nga operatori në periudhën qershor-tetor dhe situatës së konstatuar gjatë vizitës, ka një shkallë të kënaqshme të zbatimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19, të parashikuara sipas Urdhëresës Administrative të aprovuar nga AAC”, tha ministri Abrashi.
Gjatë vizitës zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, shpalosën masat e ndërmarra siç janë: Aktivizimi i tunelit automatik dezinfektues në hyrje të terminalit për çdo udhëtar; Mbikëqyrja e temperaturës trupore për çdo udhëtar në nisje përmes kamerës termike; Zbatimi i masave nga protokolli i shëndetit në aviacion gjatë kontrollit fizik të udhëtarëve.
Autoriteti i Aviacionit Civil do të vazhdojë në baza të rregullta mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave të cilat bazohen në planin e veprimit të operatorit dhe protokollit të shëndetit në aviacion./arbresh.info/
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...