Më shumë se pesë milionë njerëz u bënë milionerë në të gjithë botën në vitin 2020.
Derisa shumë njerëz që veçse ishin të varfër u varfëruan edhe më shumë, numri i milionerëve u rrit me 5.2 milionë në 56.1 milionë në mbarë botën, sipas gjetjeve të Credit Suisse, njofton Klankosova.tv.
Në vitin 2020 më shumë se 1% e të rriturve në të gjithë botën u bënë milionerë për herë të parë. Rikuperimi i tregjeve të marketeve dhe rritja e çmimeve ndihmuan në rritjen e pasurisë së tyre.
Sipas studiuesve, krijimi i pasurisë duket se ishte “i shkëputur plotësisht” nga problemet ekonomike të pandemisë. Ekonomisti Anthony Shorrocks tha se pandemia kishte “ndikim akut afatshkurtër në tregjet globale”, por shtoi se kjo u përmbys kryesisht nga fundi i qershorit 2020.
Që nga fillimi i shekullit 21, numri i njerëzve me pasuri midis 10,000 dollarë dhe 100,000 dollarë ishte më shumë se i trefishuar nga 507 milionë në vitin 2000 në 1.7 miliardë në mes të 2020.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...