Përderisa shumë njerëz në botë po vazhdojnë karantinën nëpër shtëpitë e tyre, miliarderët janë duke kërkuar që të blejnë ishuj privatë, në mënyrë që të shmangin Covid-19.
Miliarderët që janë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, duan që të blejnë ishuj privatë, transmeton portal arbresh.info
Sipas një agjenti të shitjes të kompanisë HG Christie, kërkesa për blerjen e ishuve privatë është katërfishuar gjatë periudhës së pandemisë.
“E njejta gjë ka ndodhur edhe pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Njerëzit ishin të frikësuar dhe po kërkonin strehim të sigurtë. Në këtë pikë, të gjithë të pasurit janë duke planifikuar që fundin e periudhës së pandemisë ta kalojnë nëpër ishujt privatë, përderisa para pandemisë ata qëndronin dy muaj në vit nëpër këto vende”, thuhet nga kompania e shitjeve Christie.
Një nga ishujt privatë ka edhe miliarderi Richard Branson, i cili e ofroi atë në shitje për të kursyer biznesin e tij, i prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit.
Ky është ishulli Karaibe i Necer, me vlerë 150 milion euro. Përndryshe, ishulli është marrë me qira dhe nata kushton rreth 122,000 dollarë.
Në ishull është ndërtuar një shtëpi e madhe, në të cilën mund të flejnë deri në 30 njerëz dhe ka pamje nga oqeani dhe ishujt përreth. Në vitin 2011, ajo u shkatërrua nga një zjarr që u shkaktua nga vetëtima, ndërsa u rindërtua në vitin 2013.
Koronavirusi nuk ka kursyer nga infeksioni as njerëzit më të pasur dhe më të famshëm të botës, duke shkaktuar panik edhe te ajo shtesë njerëzish./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...