Edhe pse me ndjenjën e pasigurisë dhe përgjegjësinë e shtuar, sërish mësueset mezi kanë pritur të rikthehen në shkollë.
Pranvera Janku, mësuese gjeografie: Neve në kohën e izolimit e ndjemë se sa e vështirë është të mos kesh përpara nxënësin. Kur erdhëm në shkollë që takuam dhe kolegët e kuptuam se sa të rëndësishëm jemi ne për nxënësit e nxënësit për ne. Shumë emocionale.
Ndryshe nga çdo fillim viti shkollor, në mbi 30 vite eksperiencë mësuesja e gjeografisë Pranvera Janku po përshtatet me rregullat e reja anti-covid.
“Këtu janë 3 sfida, përvec mësimdhënies e punës edukative është dhe shëndeti mbi të gjitha”.
Përballë nxënësve, mësuese Pranvera si dhe e gjithë klasa do të kenë barrierën mbrojtëse ndaj koronavirusit gjatë shpjegimit të mësimit.
“Maska shumë e vështirë për tu mbajtur por shumë e domosdoshme. Kjo ka vështirësi në lidhje me artikulimin. Zëri ynë duhet të shkoj te nxënësi , ne do ruajmë distancën dhe do krijojë situata të komplikuara në të nxënë”.
Ngarkesa e mësuesve veç emocionale është edhe në orë mësimore, për shkak se mësimi në 14 shtator do të nis me turne duke ndarë klasën në grupe për të respektuar distancën.
“Ka lëndë që janë dy orëshe nga 30 shkon 60. Por këtë dyorësh që do e bëj me gjysmën e klasës do e bëj prapë me klasën tjetër e nga 90 min që ka qenë më parë shkon 120. Qytetaria psh është një orë. Ne klasën e kemi ndarë në 2 grupe. 30 min është një pjesë , 30 min një pjesë tjetër e shkon 60. Është 15 min më shumë. Po kjo nuk do të thotë që është për nxënësin ngarkesë por për mësuesin”./tch
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...