Mesfushori shqiptar rezulton pozitiv me Covid-19 pasi rikthehet nga Kombëtarja e Shqipërisë

18:17 | 12 Shtator 2020
Arbresh.info

Futbollistët janë rikthyer në klubet e tyre pas 10 ditëve të kaluara të grumbulluar nëpër Kombëtaret e ndryshme.

Disa nga lojtarët kanë rezultuar pozitivë, ndërsa shumë federata një gjë të tillë e kanë mbajtur të fshehur.

Rasti më i mirë është te Shqipëria, ku Ylber Ramadani, Ardian Ismajli dhe Hysen Memolla u raportuar se kanë rezultuar pozitiv, por FSHF e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

Tani pasi lojtarët janë rikthyer në klubet e tyre, ka qenë klubi danez Velje që ka njoftuar se Ramadani është infektuar me virusin Covid-19.

Sipas menaxherit teknik të klubit Jakob Kruger, mesfushori e ka marrë COVID-19 gjatë udhëtimit për në Shqipëri për t’iu bashkuar kombëtares sonë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë.

Jo vetëm kaq, por Vejle raporton se lojtari ka qëndruar në karantinë për një javë në Shqipëri dhe se virusin nuk e ka marrë gjatë kthimit për në Danimarkë.

Gjithsesi Ramadani vazhdon të mbetet i izoluar dhe është në pritje të përgjigjes nga testi i dytë.

Ai do ta humbas edhe ndeshjen e parë me Veljen që do të përballet me Aarhaus. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme