Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka dhënë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Aspekti shoqëror e social ka një rëndësi të veçantë në këtë muaj, sipas Tërnavës.
“Njerzimi është tunduar nga materialja”, shprehet ai, prandaj është më e rëndësishme se çdo herë tjetër që në këtë muaj të ketë solidaritet.
Sa i përket situatës me pandeminë Covid-19, ai pergëzoi stafin mjekësor, për punën e deritanishme dhe iu bëri thirrje qytetarëve të respekojnë masat anti Covid.
“Të respektoni masat anti-covid me shpresën se do të kemi vaksinën për gjithë. Kërkohet të jemi më të kujdesshëm”, është shprehur Tërnava në mesazhin e tij.
Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kur’ani, libri i shenjtë i besimtarëve të fesë Islame.
“Qëllimi i agjërimit është bërja e njeriut më të përgjegjshëm dhe që angazhohet për një shoqërisë sa më të mirë”, shprehet Myftiu.
Sipas tij, njerëzimi ka më shumë se kurrë nevojë për vlerat që jep Ramazani.
“Edhe këtë vit po na gjenë në përballje me pandeminë. Përgëzoj të gjithë ata që janë në rreshtin e parë të përballjes. Zoti ju ruajt nga prekja me këtë virus. Është obligim i ynë që të ruajmë veten, familjen dhe shoqërinë nga infektimi. Me shpresë që shumë shpejtë ta kemi edhe vaksinimin e popullatës dhe kështu ta tejkalojmë këtë sfidë të kohës”, është shprehur Tërnava./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...