Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar njerëzit të mos injorojnë rreziqet e paraqitura nga koronavirusi, duke thënë se pandemia nuk ka mbaruar – dhe situata në vend mbetet serioze.
“Rreziku i paraqitur nga koronavirusi mbetet serioz”, tha Kancelarja Angela Merkel të shtunën në mesazhin e saj javor.
“Është e lehtë të harrohet sepse Gjermania në mënyrë të arsyeshme ka trajtuar krizën deri më tani, por kjo nuk do të thotë që rreziku është shmangur”, tha Merkel, duke treguar për shfaqjen e shpërthimeve rajonale ditët e fundit.
“Merreni seriozisht, sepse situata është serioze”, përsëriti ajo, shkruan DW.
“Vetëm politikanët nuk do të jenë në gjendje t’i japin fund përhapjes së virusit”, tha Merkel, duke shtuar se kërkon që të gjithë të veprojnë me përgjegjësi.
“Ne të gjithë duhet ta shohim atë si detyrimin tonë të përbashkët, dhe të kuptojmë se duke ndjekur rregullat për distancën minimale fizike, maskat dhe higjienën e duarve, secili prej nesh kontribuon në fatin tonë të përbashkët”.
Goditet për vdekje një këmbësore në Klinë
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve