Google ADS

Memli Krasniqi konfirmohet pozitiv me Covid-19

21:19 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi në facebook, shkruan arbresh.info.

“Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje ka treguar se nga dita e djeshme ndodhet në izolim dhe se po i po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.
Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.
Memli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme