Ministria e Arsimit ka vendosur datën 14 shtator, si ditën kur do të rihapen shkollave, ndonëse nuk ka një protokoll apo plan se si do të zhvillohet mësimi në kushtet e pandemisë Covid-19.
Për ish-deputeten e LSI Kejdi Mehmetaj, sipas udhëzimeve të ministrisë së Shëndetësisë, fëmijët të klasa duhet të ruajnë distancëm prej 1.5-2 metra, çka do të thotë se në klasë nuk mund të ketë më shumë se 15 apo 20 nxënës.
Në ‘RTV Ora’, Mehmetaj tha se në këto kushte mësimi do të zhvillohej me 3 ose 4 turne.
Kejdi Mehmetaj: ”Nga një udhëzim që pashë nga Ministria e Shëndetësisë, fëmijët në klasë duhet të rrinë 1,5-2 metër distancë nga njëri-tjetri. Pra, një klasë nuk mund të mbajë më shumë se 15 apo 20 nxënës. Nuk do duheshin dy, por tre ose katër turne që fëmijët të zhvillojnë mësimin në këto distanca. Ende prindërit nuk e dinës e si do të përshtaten fëmijët në klasa, kush do t’i sigurojë higjenizuesit, si do të kryhet dezinfektimi i ambienteve, apo kush do të paguajë për maskat. Cila është strategjia që nxënësit të rikuperojnë një vit të vështirë? Për nxënësit e Tiranës dhe Durrësit gjysma e vitit shkollor nuk është zhvilluar fare. Janë cikle të rëndësishme për nxënësit që janë humbur dhe nuk dihet se di do të rikuperohen. Problemet janë të shumta. Nuk është marrë asnjë masë.”
Sipas saj, situata është mjaft shqetësuese, dhe sse qeveria kishte 3 muaj kohë për të marrë masa për rihapjen e institucioneve arsimore.
Kejdi Mehmetaj: ”Është shumë shqetësuese. Edhe reagimet e javës së fundit që kanë ardhur nga qeveria në përgjithësi, kanë ardhur si rrjedhojë e denoncimeve apo ngritjes së zërit që ne kemi bërë më përpara. Qeveria ka pasur 3 muaj kohë që të merrte të gjitha masat dhe të krijonte të gjithë skendarët për fillimin e vitit të ri akademik. Kjo nuk ka ndodhur. E vetmja gjë që kemi parë deri më sot janë deklaratat verbale, si dhe statuse e foto Facebook-u, të ardhura nga ministrja e arsmit, shëndetësisë apo kryeminstri, por pa asnjë shkresë zyrtare, pa asnjë udhëzim, rregullator, pas marrje masash për të pritur nxënësit dhe mësuesit.”
Mehmetaj u shpreh se edhe pa ndodhur tërmeti e pandemia e Covid-19, infkrastruktura arsimore linte për të dëshiruar.
Kejdi Mehmetaj: ”Në fakt, që pa tërmetin dhe pandeminë, infrastruktura në institucionet arsimore në vend të lë për të dëshiruar. Ndonjëherë, ne shikojmë vetëm shkollat në qendër të qyteteve, na duket sikur ato janë në kushte të mira, por kanë dhe vështirësitë e tyre, sepse jo të gjitha kanë ujë të pijshëm ose ngrohje. Po të shkosh pak më larg nga qendrat e qyteteve, e shikon që në shumë shkolla mungojnë dritaret, dyert, disa tualete ndodhen jashtë godinës së mësimit, mungesa e ujit. Shkollat e dëmtuara në Tiranë dhe Durrës janë të shumta. Disa janë xhembur totalisht dhe nuk dihen se ku do të zhvillojnë mësimin fëmijët.”
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...