Koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 700 mijë vdekje që kur virusi arriti për herë të parë në SHBA në fillim të vitit të kaluar dhe për shkak të pandemisë, shumë fëmijë kanë mbetur jetimë, zbulon një studim i ri.
Një studim i përbashkët nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Instituti Kombëtar për Abuzimin me Droga (NIDA) dhe Universiteti i Oksfordit, kanë gjetur se më shumë se 140 mijë fëmijë amerikanë kanë humbur një prind ose kujdestar për shkak të koronavirusit, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Rreth një fëmijë ka humbur një prind për çdo katër vdekje nga Covid, dhe rreth një nga çdo 500 fëmijë në SHBA kanë humbur një kujdestar për shkak të virusit.
Fëmijët e pakicave janë prekur në mënyrë disproporcionale, duke përbërë që gati dy nga çdo tre fëmijë të humbasin një prind.
“Këto gjetje vërtet nxjerrin në pah ata fëmijë që janë lënë më të prekshëm nga pandemia dhe ku duhet të drejtohen burime shtesë”, thekson raporti.
Studiuesit kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën Pediatrics, ku mblodhën të dhënat e vdekshmërisë, pjellorisë dhe regjistrimit, duke u përqëndruar në vdekjet që ndodhën nga prilli 2020 deri në qershor 2021.
Në total, ata gjetën 120,630 fëmijë që kishin humbur një kujdestar parësor për shkak të pandemisë, dhe 22,007 fëmijë që humbën një kujdestar dytësor, dikush që siguron strehim për fëmijën, por jo nevojat tjera themelore si ushqimi dhe veshja.
Studiuesit besojnë se këto vdekje nuk do të prekin vetëm fëmijët në një afat të shkurtër, por mund të dëmtojnë familjet për breza të tërë.
Studiuesit rekomandojnë që zyrtarët shëndetësorë të zbatojnë strategji për të ndihmuar fëmijët në përballimin e traumave të humbjes së një kujdestari dhe për të mbështetur shëndetin e tyre mendor./arbresh.info/
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...