Një nga shkencëtarët kryesorë të vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se më e keqja e pandëmisë së Covid tashmë është pas nesh.
Profesori i Universitetit të Oksfordit, kryehetuesi i provave të vaksinave të Oksfordit Covid-19 dhe drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, Andrew Pollard, ndihmuan në zhvillimin e vaksinës AstraZeneca në 2020, transmeton portal arbresh.info
Në një intervistë për The telegraph, Prof Pollard shprehu optimizëm për të ardhmen, edhe pse varianti Omicron po vazhdon të dominojë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Më e keqja është absolutisht pas nesh. Thjesht duhet të kalojmë dimrin”, tha ai.
Sa i përket trajtimit aktual të krizës nga Boris Johnson, me kufizimet e tij relativisht të lehta në të gjithë Anglinë, Prof Pollard tha se “sistemi shëndetësor po funksionon mirë deri tani”.
Në 12 muajt që kur AstraZeneca iu injektua Brian Pinker, 82 vjeç, një pacient me dializë, nëntë miliardë doza të vaksinave kundër Covid, përfshirë AstraZeneca, janë dhënë në mbarë botën.
Sipas Prof Pollard, kur provat e Oxford Astra Zeneca filluan për herë të parë në prill 2020, shkencëtarëve dhe hetuesve të vaksinave iu tha se do të kalonin dy vjet përpara se vaksina të mund të vihej në qarkullim.
“Në një moment shoqëria duhet të hapet. Kur të hapet, do të ketë një peridhë infeksionesh, prandaj edhe dimri nuk është koha më e mirë për t’u hapur. Por ky është një vendim për politikëbërësit, jo shkencëtarët”, shtoi ai.
“Qasja jonë duhet të ndryshojë, të mbështetemi te vaksinat dhe përforcuesit. Rreziku më i madh janë ende të pavaksinuarit”, tha ai./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?