Falë rënies së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus dhe numrit të vdekjeve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të mbyllë pavijonet covid në spitalet Rajonale.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu. Teksa ishte e shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, u ndalën në spitalin e Elbasanit ku shprehën dhe falenderimet ndaj mjekëve.
Ministrja sqaroi se rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet do të dërgohen në spitalin covid 1 në kryeqytet.
“Ulja e rasteve pozitive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave , që do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve përsa i përket lëvizjes te qytetareve për pushime jashtë vendit, ministria u përgjigj se akoma nuk ka një vendin nga vendet europiane, jane tre variante, pajisja me pasaporta vaksinimi , bërja një tamponi, dhe dokumentacionin qe ke kaluar covidin”, tha Manastriliu.
Ndërkohë Balla teksa theksoi se luftës me koronavirusin po i vjen fundi, e megjithatë qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...