Mbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla, e ka konfirmuar se ka dalë pozitiv me COVID-19.
Jo vjen pasi te Roma pozitivë rezultuan edhe shokët e skuadrës si Edin Dzeko, Federico Fazio, Davide Santon dhe Lorenzo Pellegrini.
Këtë pasdite, mbrojtësi shqiptar Kumbulla postoi në Instagram duke treguar se është testuar pozitiv.
“Përshëndetje te gjithëve! Testi i fundit tregoi se jam pozitiv për Covid-19, por për fat të mirë ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë”.
“Askush nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt nga ky virus, kështu që unë do të doja tua kujtoj të gjithëve që të shmangin sjelljen që mund të rrezikojë shëndetin tuaj ose të dikujt tjetër”.
“I përshëndes të gjithë fansat dhe u dërgoj dashuri atyre njerëzve që po kalojnë një kohë të vështirë. Do të shihemi së shpejti në fushë! Qëndroni të sigurt ”, ka shkruar Kumbulla.
Mbrojtësi do t’i mungojë Shqipërisë në tri ndeshjet e radhës ndaj Kosovës, Kazakistanit dhe Bjellorusisë. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?