Google ADS

Mbi tre mijë raste aktive me COVID në Kosovë

07:24 | 22 Shkurt 2022
V. S.

Në Kosovë aktualisht janë tre mijë e 883 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara, një person ka humbur betejën me këtë virus, ndërkaq janë shënuar edhe 101 raste të reja.

Janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 218 mijë e 265.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës.

Deri më sot 813 mijë e 185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 96 mijë e 11 me doza përforcuese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme