Google ADS

Mbi pesë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

07:33 | 17 Maj 2021
V. S.

Istituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se në Kosovë janë 5.061 raste aktive me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste.

Të dielën, Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër, njoftoi se deri tash, në Kosovë janë vaksinuar 41.867 qytetarë me vaksinën antiCOVID, derisa vaksinimi ende po vazhdon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme