Numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit arriti në mbi 900,000, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Sipas të dhënave, janë më shumë se 27.7 milionë raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën.
Shifrat e reja bëhen të ditura, derisa njëra ndër kompanitë që po zhvillon një vaksinë të ardhshme dha më shumë detaje rreth një vendimi për të pezulluar një studim të fazës së tretë.
Kompania farmaceutike “AstraZeneca” kishte ndërprerë vullnetarisht një provë të Fazës 3 për të rishikuar të dhënat e sigurisë së vaksinës së saj eksperimentale, një nga më të përparuarat deri më tani.
Pezullimi i provave që përfshinë rreth 30.000 njerëz në të gjithë botën erdhi pasi një grua në Britani, që mori vaksinën, u sëmur me simptoma neurologjike të shoqëruara me një çrregullim të rrallë inflamator të shtyllës kurrizore, duke hedhur dyshime mbi perspektivat për një shpërndarje të hershme të vaksinës së mundshme.
AstraZeneca, e cila po zhvillon vaksinën me Universitetin e Oksfordit në Britani, tha se një komitet i pavarur do të rishikojë të dhënat, përcjell rel.
I pyetur nëse pezullimi i fundit do të vononte procesin e zhvillimit të vaksinës, sekretari i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Matt Hancock tha: “Jo domosdoshmërisht, kjo varet nga ajo që ata do të gjejnë kur bëjnë hetimin”.
AstraZeneca është një nga nëntë kompanitë që po kryejnë studimet e fazës së tretë.
Në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë 6.3 milionë raste të të infektuarve dhe më shumë se 190,000 vdekje, guvernatori i Nju Jorkut tha se restorantet në qytetin e Nju Jork-ut, mund të fillojnë shërbimin e kufizuar brenda duke filluar nga 30 shtatori.
Në Evropë, qeveria gjermane e shpalli kryeqytetin e Çekisë, Pragën, një “zonë rreziku” dhe paralajmëroi qytetarët e saj kundër udhëtimit atje. Paralajmërimi do të thotë që udhëtarët që kthehen duhet të futen në vetizolim dhe të testohen për koronavirusin.
Republika Çeke raportoi rritjen e saj më të lartë në rastet e koronavirusit në 24 orë më 9 Shtator – një total prej 1,164 infeksionesh të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...