Google ADS

Mbi 700 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID gjatë 24-orëve të fundit

10:12 | 20 Gusht 2021
A. B.

Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet lidhur me masat anti-COVID.

Në raportin 24-orësh, Policia njofton se ka dënuar 722 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVId.

Sot (20 gusht) kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, të cilat janë miratuar nga Qeveria të mërkurën.

Masat erdhën pas shtimit të madh të infektimeve gjatë ditëve të fundit, ku shumica prej tyre janë me variantin Delta.

Kujtojmë se vetëm dje janë regjistruar 2 mijë e 236 raste të reja me COVID-19 dhe tetë viktima. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme