Mbi 6 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

07:25 | 22 Shkurt 2021
V. S.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë janë 6.639 raste aktive me koronavirus.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.169 raste.

Në anën tjetër, numri total i rasteve pozitive është 66.380 raste nga 285.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.572 raste të vdekjes./arbresh.info/

Të ngjashme