Mbi 51 mijë gjoba për mos mbajtje të maskës që nga fillimi i pandemisë

17:12 | 12 Shtator 2020
Arbresh.info

Nga fillimi i majit deri më tani, 51,224 mijë gjoba janë shqiptuar në territorin e vendit për mosmbajtjen e maskës.

Qytetarët të cilët janë vërejtur pa maskë mbrojtëse në vend të mbyllur apo të hapur dhe nuk kanë mbajtur distancë nga qytetarët tjerë dhe përsëri kanë qenë pa mbrojtje në pjesën e gojës dhe hundës, kanë marrë gjobë prej 1200 denarë, por nëse qytetarët e paguajnë gjobën brenda 7 ditëve, atëherë e paguajnë gjysmën e shumës, 600 denarë.

Mesatarisht, rreth 300 persona që nuk mbajnë maskë mbrojtëse dënohen çdo ditë.

MPB

“Janë shqiptuar gjithsej 51,224 shkelje për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse”

Ekipi i Alsat doli në terren për të parë se sa e respektojnë qytetarët masën për mbajtjen e maskës. Pothuajse të gjithë kishin maska, por shumica e qytetarëve i mbanin në duar, në bërryla apo nën mjekër. Para kamerës të paktë ishin ata që donin të komentonin.

Anketë

Pyetje: Njëra mban maskë tjetra jo. Ju nuk keni frikë apo…?

Përgjigje: Ajo më mbron edhe mua.

Pyetje: A mbani zonjë rregullisht maskë?

Përgjigje: Kështu kur dal, po.

Alsat tentoi të marrë informata nga institucionet kompetente nëse qytetarët i paguajnë gjobat. Në MPB thonë se bëhet fjalë për numër të madh të shkeljeve, kështu që përpunimi i tyre statistikor rreth pagesës nuk ka mbaruar. Kërkuam përgjigje edhe nga Ministria e Financave, ku thanë se paratë që qytetarët paguajnë për të gjitha shkeljet janë derdhur në një llogari, kështu që është e pamundur të ndahet numri i atyre që kanë paguar gjoba për mosmbajtjen e maskave. Më shumë sanksione janë shqiptuar në Shkup apo 15 mijë kurse më pak në Kumanovë, gati 2000./alsat

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme