Numri i të shëruarve nga COVID-19 në dy ditët e fundit ka qenë mbi katër mijë, gjegjësisht vetëm gjatë fundjavës janë shëruar gjithsej 4.125 pacientë.
Në 24 orët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se nga 1.530 testime, 190 raste kanë rezultuar pozitiv.
Numri i rasteve aktive në RMV është 12.635, prej të cilëve 58 përqind (ose 7.373 raste) janë nga Shkupi, më pas në Tetovë ka 466 raste aktive, Kumanovë 452 dhe Kavadar 403.
Në spitalet e Shkupit gjithsej janë të hospitalizuar 685 pacientë me COVID-19, ndërsa ka edhe 616 shtretër spitalor të lirë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka thënë se sistemi shëndetësor është i gatshëm për vaksinim të popullsisë kundër coronavirusit./Telegrafi/
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...