Google ADS

Mbi 4 mijë raste aktive me COVID-19 në Shqipëri

07:43 | 20 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

4 mijë e 928 raste aktive me COVID-19, janë aktualisht në Shqipëri.

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi, në 24 orët e fundit.

Gjatë kësaj periudhe, janë konfirmuar edhe 260 rastë të reja, nga gjithsej 2 mijë e 16 testime.

Ndryshe, në 24 orëshin e fundit janë shëruar edhe 88 persona nga virusi COVID-19./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme