Mbi 3 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

08:03 | 27 Korrik 2020
V. S.

Në Kosovë numri i personave të infektuar me koronavirus ka arritur në 7 mijë e 137.

Që nga marsi e deri më sot, në Kosovë janë 3 mijë e 137 persona të infektuar me koronavirus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës vetëm të dielën janë regjistruar edhe 220 raste të reja me koronavirus.

Të dhënat e IKSHPK-së, tregojnë se deri më tani në Kosovë janë 177 persona të cilët kanë vdekur nga koronavirusi, por që kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq në tërë vendin janë 3 mijë e 874 persona të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga COVID-19.

Bazuar në këto të dhëna të IKSHPK-së, aktualisht në tërë vendin janë 3 mijë e 86 raste aktive me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës thekson se zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme