Google ADS

Mbi 2,300 raste të reja me Covid e 47 viktima në Kroaci

14:51 | 24 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 47 viktima dhe 2.323 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile e vendit njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 19.161. Midis tyre, 2.093 pacientë janë në spital, nga të cilët 244 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 108.014 raste me koronavirus, nga të cilët 1.445 kanë vdekur, 87.408 janë shëruar, përfshirë 2.390 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht, 40.762 persona janë në vetizolim.

Deri më tani, 692.048 persona janë testuar, nga të cilët 8.944 në 24 orët e fundit.​​​​​​​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme