Google ADS

Mbi 224 mijë të vdekur në mbarë botën nga COVID-19

10:38 | 30 Prill 2020
Arbresh Info

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i të vekurve në botë ka arritur në 224.562 me mbi 3.1 milionë të infektuar nga koronavirusi

Më shumë se 224 mijë njerëz në mbarë botën kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti, numri i të vekurve në botë nga COVID-19 ka arritur në 224.562, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga virusi si dhe më shumë se 3.16 milionë të infektuar.

Virusi është përhapur në të gjithë botën që kur u zbulua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit 2019.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur nga pandemia, me numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve në të gjithë botën.

Në përgjithësi, SHBA ka më shumë se 1 milion raste të konfirmuara dhe gati 60.000 vdekje. Spanja, Italia dhe Franca vazhdojnë të ndjekin numrin më të madh në botë të infeksioneve. Për sa i përket vdekjeve, Italia ndjek SHBA-të, e ndjekur nga Brtiania e Madhe dhe Spanja, sipas të dhënave të “Johns Hopkins”.

Në të gjithë botën, diku 957 mijë pacientë janë shëruar pasi janë konfirmuar se kanë kontraktuar virusin.

Shifrat, megjithatë, ka të ngjarë të jenë llogaritje aktuale, pasi shtrirja e testimit vazhdon të jetë një problem në shumë pjesë të botës, përfshirë SHBA, ndërsa disa qeveri kanë punuar që të fshehin përhapjen e vërtetë të shpërthimit të koronavirusit.

Shumica e atyre që kontraktojnë virusin shfaqin vetëm simptoma të lehta për disa javë, por virusi është veçanërisht vdekjeprurës për pacientët me sëmundje kronike përfshirë diabetin, hipertensionin, sëmundjet e zemrës dhe astmën./AA

 

Të ngjashme