Mbi 20 mjekë dhe personel shëndetësorë në Klinikën e Nefrologjisë janë me Covid-19

23:27 | 27 Janar 2021
Arbresh.info

Më shumë se njëzet punonjës shëndetësorë nga klinika nefrologjike janë pozitivë për coronavirusin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Siç thuhet, nga gjithsej 25 mjekë, 9 janë pozitivë, ndërsa virusi është konfirmuar në tetë infermierë, dy punonjës spitalor, një teknik laboratori, si dhe psikologun që punon me pacientë. Drejtori i klinikës është gjithashtu pozitiv.

Punonjësit shëndetësorë kanë simptoma më të lehta. Ende nuk dihet se si virusi përhapet nëpër klinikë. Epidemiologët do të duhet të përcaktojnë nëse transmetohet nga një pacient apo personel./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme