Google ADS

Mbi 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Shqipëri

09:30 | 31 Janar 2022
V. S.

Në Shqipëri aktualisht janë 20 mijë e 498 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 939 raste të reja me këtë virus, nga gjithsej 3 mijë e 500 testime.

Në 24 orëshin e fundit kanë humbur jetën edhe pesë persona.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1 mijë e 825 pacientë, ndërkaq të shtrirë në spitalet COVID janë 168./kk/

Të ngjashme