Google ADS

Mbi 18 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08:27 | 22 Gusht 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 12,666 testime, ku 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas IKSHP-së, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234,731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107,025. Në total numri i rasteve aktive është 18,287”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 22,486 doza të vaksinës kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme