Mbi 17,000 gra kanë humbur punën e tyre për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.
Interesi për të krijuar biznesin e tyre është zvogëluar sepse sipërmarrja e grave më së shpeshti shoqërohet me aktivitete të mbyllura për shkak të pandemisë, thonë nga Shoqata e Biznesit të Grave në Maqedoni. Shifrat joformale tregojnë se rreth 30 për qind e bizneseve drejtohen nga gra, por nuk ka ndonjë statistikë zyrtare për numrin e saktë.
Gjendja e grave është në këmbë të qelqta sepse në përgjithësi ekonomia dhe ajo që ne duam të bëjmë është të forcojmë gratë ekonomikisht por për momentin është në një nivel shumë të ulët, sidomos tani në krizë. Gratë kanë problem në krijimin, drejtimin dhe aktivitetet e përditshme të biznesit sepse ato ende kanë barrë më të madhe për familjen dhe drejtimin e një biznesi në të njëjtën kohë”, tha Valentina Disoska, kryetare e Shoqatës së Grave Afariste./koha.mk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...