Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 14 mijë e 901 vaksina anti-COVID.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë, deri tani numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 447 mijë e 40.
Derisa deri tash 823 mijë e 857 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./arbresh.info/
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit